
Inspektorë të Kontrollot të Cilësisë së Ushqimeve, atë të Mjedisit apo
të Shëndetësisë nuk do te mund te abuzojne më me bizneset, ne rastet kur
konstatohen shkelje.
USAID i ka dorezuar Inspektoriatit Qendror te 206 paketa portabel inspektimi, me qëllim që çdo ndëshkim me gjobë të futet menjëherë në sistem pa patur mundësinë për ta fshirë atë, si pasojë e marrjes së rryshfeteve.Kjo paketë permban nje laptop, nje skaner dhe nje printer portabel, me qëllim përdorimin e tyre ne terren nga inspektorët.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito e vlerësoi këtë nismë për të rritur transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit.
“Eshtë një mundësi më shumë për të gjitha institucionet, të cilat deri më sot kanë patur probleme serioze operacionale. Duke përqafuar lehtësitë e teknologjisë, por edhe përgjegjësitë e lidhura me përdorimin e saj do të përmirëesohet dita-ditës eficenca e punës së inspektorëve. Ky projekt do të aplikohet fillimisht në Inspektoriatin e Punës, të Mjedisit dhe atë të Shëndetësisë. Le të shfrytëzojmë pra këtë mundësi që promovon transparencën, lufton në mënyrë të drejtpërdrejtë praktikat korruptive, përmirëson klimën e biznesit, si dhe rrit besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore”, tha Harito.
Ndihma e USAID për Inspektoriatin Qendror eshte e para e ketij lloji dhe se USAID ka perdorur sistemet e shtetit shqiptar te prokurimit e te financave per kanalizimin e fondeve te SHBA-ve, të destinuara per asistencen per zhvillim.
Top Channel