
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe përfaqësues të komunitetit rom kanë
vijuar edhe këtë javë bisedimet për gjetjen e një konsensusi mbi
strehimin e të gjitha familjeve rome që sot jetojnë në rrugë pa një
strehë dhe ku u rrezikohet seriozisht shëndeti.
Por deri më tani sipas burimeve zyrtare nga kjo ministri ende nuk është përcaktuar godina ku do të strehohen këto familje.
Burimet kanë deklaruar se gjate gjithe javes se kaluar jane zhvilluar nje seri konsultimesh te drejtperdrejta me komisionin e komunitetit, perfaqesues te Federates Rome, aktivistet e rinj te Akademise Rome, Instituti i Kultures Rome dhe organizata te tjera perfaqesuese te komunitetit rom.
Gjithashtu, jane zhvilluar takime konsultimi me komisioneren e Avokatit te Popullit, donatore dhe organizata qe punojne me programe ne dobi te komunitetit rom.
“Pasi jane evidentuar rreth 5 alternativa per te zgjidhur emergjencen, alternativa te diskutuara drejtperdrejte me komisionin e komunitetit Rom, vemendje i eshte kushtuar nje alternative te mundshme te identifikuar bashkarisht, por qe ende mbetet ne stadin e alternatives, dhe ende pritet te finalizohet dialogu me familjet drejtperdrejte te cilat kane shprehur nje sere shqetesimesh dhe nevojash si dhe gatishmerine per te punuar bashkarisht per t’i zgjidhur sa me shpejt”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mirëqënies Sociale.
Paralelisht me kete proces, ekipi i Ministrise po punon per te ndermarre te gjithe hapat e nevojshem administrativ per te siguruar administrimin e ketij ambienti dhe me pas, rikonstruksionin e shpejte dhe pershtatjen ne formen e nje qendre sociale per emergjenca.
Ne arritjen e kesaj, Ministria do te konsultohet me te gjithe aktoret me pervoje dhe te cilet mund te angazhohen nen drejtimin e Ministrise, per te ndihmuar dhe kontribuar ne permiresimin e infrastruktures, ngritjes se sherbimeve dhe menaxhimin e kesaj emergjence.
Me pas, procesi do te vazhdoje me konsultimin me te gjitha grupet e interesit dhe institucionet publike per rekomandimet e hartuara tashme nga Avokati i Popullit dhe organizatat e ndryshme partnere per zgjidhjet afatgjata per keto familje dhe komunitetin rom.
Top Channel