Njeriu që u bë i famshëm vite më parë për shkak të ngjyrës blu që lëkura e tij mori, vdiq në moshën 62-vjeçare në një spital të Uashingtonit pas një infarkti kardiak.

Mediat amerikane raportojnë se Paul Karason ndërroi jetë ditën e hënë. Ai u bë i famshëm në vitin 2008, pas shfaqjes në një emision të televizionit NBC ku edhe shpjegoi ngjyrën blu të lëkurës së tij.

Mjekët thanë se ngjyra blu e lëkurës së tij ishte efekt anësor i një kure me përqindje të lartë argjendi që Karason përdori për vite me radhë për të luftuar një sëmundje të rrallë të lëkurës.

Argjendi përdoret shpesh në produktet farmaceutike dhe ato kozmetike për shkak të vetive të tij për të luftuar një numër të madh bakteresh, sidomos në lëkurë.

Top Channel