Një doktor i krishterë u shkarkuar nga detyra pasi i nisi një email lutje një kolegu, ndërsa ishte duke shërbyer në spitalin e Ualsallit, në Britaninë e Madhe.
Pediastri David Drew, 65 vjeç, në një moment të ngarkuar pune i nisi një lutje të shekullit të XVI një kolegu, me besimin se ajo do t’i shërbente si motivim.
Megjithatë, gjesti nuk u pëlqye prej drejtuesve të spitalit, të cilët pasi zbuluan gjestin i thanë se besimin e tij duhet ta mbante për vete, duke qenë se shërbente në një institucion laik.
Pasi nuk pranoi që të pranonte gjetjet e komisionit për shkelje të kodit etik në detyrë, Drew u surprizua me shkarkimin e tij të plotë prej punës.
I befasuar për këtë vendim, 65-vjeçari ka nisur një fushatë të denoncimit publik në mediat britanike, në një rast që ka tërhequr një vëmendje të madhe popullore.
Top Channel