Tiranë, plagosje e dyfishtë

25/09/2013 00:00

Dy të rinj u plagosën në mbrëmje tek zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi afër një kazinoje dhe sipas policisë, dy të rinjtë, Ndriçim Boka 22-vjeç dhe Klodian Shabani 25-vjeç kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit rreth orës 20.00.

Sherri kishte ndodhur pak çaste më parë në mjediset e kazinosë, ndërsa me të dalë jashtë, ata përdorën edhe armët. Dy të rinjtë u dërguan në qendrën e traumës në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që solli edhe plagosjen e të rinjve.
 
Ndërkohë, po mbrëmjen e së mërkurës, një 25-vjeçar është goditur me thikë në qytetin e Elbasanit. Klejdi Duro është sulmuar teksa ka qenë duke ecur në rrugë, bashkë me një të afërme të tij, në lagjen Luigj Gurakuqi.

Burime policore lokale njoftojnë se i riu është derguar në spital, ndërsa policia nuk ka ende të dhëna për identitetin e autorit.

Top Channel