Rama, në pritjen e organizuar nga Obama

25/09/2013 00:00

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga zonja Rama, morën pjesë në pritjen e
organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, për krerët e
delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të
Bashkuara.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se gjatë takimit të tyre, Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme qe ai vet dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë, si dhe e siguroi atë se vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen.

Top Channel