Nishani, thirrje Qeverisë nga SHBA

25/09/2013 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani është takuar me shqiptarët e federatës panshqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara.

Gjate fjales tij kreu i shtetit dha edhe nje mesazh politik per Qeverine e re, duke kerkuar angazhimin e saj maksimal per te çuar perpara zhvillimin e vendit dhe intergrimin ne Bashkimin Europian.

“Në Shqipëri, sapo ka filluar punën një Qeveri e re, së cilës i duhet të punojë natë e ditë për ta cuar vendin tonë gjithnjë dhe më përpara, duke vazhduar reformat e nevojshme për zhvillimin dhe begatimin e çdo qytetari të vendit. Ne presim besimplotë të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, bazuar në meritë, falë përmbushjes së rekomandimeve edhe të Komisionit Europian”, tha Nishani.

Kreu i shtetit vleresoi rolin e luajtur nga “Vatra”, kontributin e saj sic ai e cilesoi ne historine e Shqiperise e deri ne ditet e sotme. Eshte pikerisht kjo federate, qe sipas zotit Nishani, beri te mundur qe Shqiperia te krijonte nje mik te madh sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Pak përpara këtij takimi, Presidenti Nishani bëri një vizitë në selinë e Federatës Mbarëshqiptare VATRA në New York, ku u takua dhe bisedoi me Presidentin Gjon Buçaj dhe një grup të vogël drejtuesish të kësaj organizate.

Top Channel