Lirohen trotuaret në njësine 11

25/09/2013 00:00

Në njësinë bashkiake nr 11 në Tiranë në afërsi të Kamzës, u zhvillua të
mërkurën një aksion për lirimin e hapësirave publike, kryesisht
trotuareve.

Ne aksionin e zhvilluar nga policia bashkiake u be i mundur lirimi i trotuareve ne te cilet tregetonin prej vitesh shitesit ambulante. Te pranishem ne kete aksion, ishin kryetari i njesise bashkiake numër 11 Haki Mustafa dhe shefi i policise bashkiake Vullnet Topalli, te cilet mbikëqyren aksionin.

Kryetari i njesise 11 Mustafa tha se aksioni u krye nga policet vene ne dispozicion te kesaj njesie fale nismes per uljen e decentralizimit marre nga zoti Basha disa muaj me pare.   

Shefi i Policise Bashkiake, Vullnet Topalli tha aksioni qe u zhvillua sot ne njesine 11 te Tiranes do te kryhet ne te gjithe territorin e kryeqytetit, ku ka probleme me hapesirat publike.  

Top Channel