Kina lejon Facebook…vetëm në 27 km/katrorë

25/09/2013 00:00

Pas vitesh jashtë Kinës, Facebook, rrjete të tjera sociale dhe disa kompani mediatike më së fundmi mund të prekin tregun e madh aziatik…por vetëm në një pjesë të vogël të tij.

Autoritetet kineze kanë dhënë dritën jeshile për “Facebook”, “Twitter”, “The New York Times”, e për rrjete sociale dhe media perëndimore të cilat konsiderohen si “politikisht të ndjeshme” për të vepruar në zonën e tregtisë së lirë në Shangai.

Kjo do të thonë se Facebook dhe të tjerat faqe të interneti të bllokuara do të mund të hapen vetëm në një sipërfaqe prej 27 kilometrash/katrorë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të vazhdojë të mbetet në fuqi bllokimi nga sistemi kinez i sigurisë që rastësisht është quajtur “Great Firewall of China”.

Zona e Lirë tregtare e Shangait hapet ditën e dielë dhe konsiderohet si një testim. Në varësi të suksesit të saj do të varen reformat financiare dhe të shërbimeve në pjesët e tjera të vendit.

Top Channel