Java e pestë e Serisë A nisi mbrëmjen e së martës me takimin Udineze-Xhenoa të fituar nga vendasit 1-0, ndërsa sot do të luhen takimet e tjera, ku Juventusi dhe Milani luajnë në transfertë përkatësisht ndaj Kievos dhe Bolonjës.
Bardhezinjtë në transfertën e Veronës do të kërkojnë 3-pikëshin, ndërsa trajneri Conte ka vendosur të aplikojë rotacionin në skuadër duke lënë jashtë Vidal, Azamoah për t’i zëvendësuar nga Markizio i rikthyer dhe Isla.
Ndërkohë në Bolonja Milani i Allegri-t duhet të bëjë pa Balotellin e skualifikuar për të marrë pikët maksimale. Sulmuesi i kuqezinjve u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen që Milani humbi ndaj Napolit në San Siro dhe përvec kësaj, mori edhe një dënim prej 3 javësh pezullim për protesta ndaj gjyqtarit.
Sfidë e vështirë, të paktën në letër, paraqitet edhe për Romën që pas derbit të fituar kundër Lacios udhëton në veri, pikërisht në Xhenoa ku do të ndeshet me Sampdorian, ndërsa Napoli pret Sasuolon, një kundërshtar modest që në fundjavë u mund thellësisht 0-7 nga Interi i Mazzarrit.
Vetë zikaltërit luajnë të enjten në supërsfidën me Fiorentinën që është edhe epilogu i kësaj jave të Serisë A.
Top Channel