Elbasan, qëllohet me thikë, rëndë 25-vjeçari

25/09/2013 00:00

Një i ri është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit, pasi u godit me thikë pas një zënke të ndodhur në qendër të qytetit gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

25-vjeçari Lejdi Duro u qëllua në kokë me thikë nga një person ende i paidentifikuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke hetuar arsyet e këtij krimi dhe autorin e mundshëm të plagosjes.

Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak orë pasi dy të rinj u plagosën me armë zjarri në Tiranë, pas një zënke në kazino.

Top Channel