Aksidentohen De Sciglio e El Shaarawy

25/09/2013 19:40

Dy futbollistë të Milanit, Mattia de Sciglio dhe Stephan el Shaarawy u përfshinë në një aksident rrugor, ndërsa udhëtonin në një rrugë nacionale midis Lenjanos dhe Kastelancës.

Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës dhe ajo u raportua prej “La Gazzetta dello Sport”.

Si rrjedhojë e aksidentit, De Sciglio pësoi vetëm disa gërvishtje, ndërsa El Shaarawy u shoqërua për siguri deri në një spital të zonës, nga ku u la i lirë pak më pas.

Të rinjtë, të konsideruar si dy prej talenteve më të mëdha të kuqezinjve dhe futbollit italian në përgjithësi ndodhen aktualisht të dëmtuar dhe nuk ishin grumbulluar për ndeshjen e së mërkurës, ndaj Bolonjës.

Top Channel