Kupa, B. Dortmund kalon me vështirësi

24/09/2013 00:00

Borussia Dortmund u kualifikua me shumë vështirësi në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë.

Skuadrës së drejtuar nga Klopp i janë dashur 120 minuta lojë që të mposhtë ekipin e 1860 Munchen me rezultatin 2-0.

Ndeshja u zhbllokua në minutat shtesë, kur Aubamejang shndërroi në gol një 11-metërsh.

Goli i dytë u shënua pak minuta më vonë nga Mkitarjan.

     

Top Channel