Një çift që ngritën një biznes disa milionë paundësh droge me qëllim që të shpëtonin jetën e vajzës së tyre të prekur nga një tumor u burgosën këtë të martë në Angli në një çështje që fitoi një vëmendje të madhe mediatike.
Darren dhe Debra Wright, nga Kenti, ishin prindër të dy vajzave 4 dhe 9-vjeçare.
E ndërsa vajza e parë ndërroi jetë në vitin 2004, e parëlindura u prek nga një formë agresive tumori dy vjet më vonë dhe për prindërit e varfër, kultivimi i drogës ishte e vetmja mënyrë për të siguruar paratë për të paguar faturat e trajtimit të kushtueshëm të së bijës.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të prindërve, edhe vajza e tyre e dytë ndërroi jetë në vitin 2007.
Të rënë në depresion, prindërit vazhduan të prodhonin drogën, deri kur u kapën vitin e shkuar.
Përllogaritet që ata të kenë prodhuar deri në 4 milionë paund kanabis.
Pavarësisht arsyeve të veçanta të këtyre kultivuesve dhe depresionit që kishin rënë pas vdekjes së fëmijëve, gjykatave vendosi që të dënonte çiftin me nga pesë (babain) dhe tre vjet heqje lirie, në një vendim që ndonëse ngjall debat, tregon se ligji është i barabartë për të gjithë.
Top Channel