Konsensus për seancën e së enjtes

24/09/2013 00:00

Parlamenti do të votojë të enjten ngritjen e komisioneve të përhershme parlamentare dhe propozimin e mazhorancës për nënkryetarin e Kuvendit, kreum e PBDNJ-së Vangjel Dule.

“Konferenca e kryetareve ka gjetur konsensusin per drejtuesit e rinj të strukturave parlamentare”, konfirmoi pas mbledhjes kreu i Kuvendit, Ilir Meta, për të cilin është hapësire që i  jepet opozites drejtimi i tre komisioneve, pavarësisht raportit të thellë të numrave me mazhorancën.

Meta deklaroi se me 16 projektligjet e propozuara nga qeveria Berisha, të mbetura pa votuar, për të cilat mësohet konfidencialisht se do të rishihen nga qeveria se re, do të ndiqen procedurat në bashkëveprim me qeverine e re.

“Do të veprohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe me kompetencat që na jep rregullorja me transparencë të plotë dhe natyrisht edhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave”, deklaroi Meta.

Kryetari  i Kuvendit nuk e sheh si një shqetësim të ditës së mazhorancës së re një tjetër vendim të marrë në ditët e fundit të qeverisë Berisha, atë për dhënien e “SHQUP”-it si seli PD, një vendim për të cilin më herët kryeministri Rama deklaroi se do të konsultohej me të.

“Ky nuk është preokupimi më i rëndësishëm besoj, as i kryeministrit Rama dhe pavarësisht kontestimit për ligjshmërinë e vendimit në fjalë, kjo mazhorancë është e orientuar nga reformat e integrimit”, shtoi kryekuvendari Meta.

Top Channel