Gallatasaraji shkarkon Fatih Terim

24/09/2013 20:55

Fatih Terim nuk është më trajner i Gallatasarajit, komunikoi klubi zyrtarisht gjatë së martës.

Deklarata e shkarkimit u publikua në faqen zyrtare të klubit, në të cilën Terim falenderohej për të githë kontributin e dhënë në ngritjen e emrit të Gallatasarajit.

Ndonëse udhëhoqi në fundjavë skuadrën në fitoren 1-2 në derbin e Besiktashit, i ndërprerë në shtesë pasi tifozët vendas pushtuan fushën, duket se humbja 1-6 ndaj Realit ishte ajo që bindi përfundimisht drejtuesit e klubit për të kërkuar një trajner të ri.

Aktualisht, Gallatasaraji pozicionohet në vendin e pestë në renditje, tre pikë pas kryesuesve të Fenerbahçes.

Pas largimit nga gjigantët e Stambollit, Terim do t’i përkushtohet tani vetëm punës së tij në krye të kombëtares turke.

Top Channel