Wilton: Policia të zbatojë ligjin

23/09/2013 00:00

Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert ëilton,
gjatë një seminari organizuar për trajnimin rajonal të drejtuesve të
policisë për çështje të diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes
kërkoi nga Policia e Shtetit që të mos ndikohet nga ndryshimi i
pushtetit, por t’i shërbejë mbrojtjes së rendit.

Ambasadori Wilton u shpreh se policia duhet të jetë profesionale dhe të zbatojë ligjin.

I pranishëm në këtë seminar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj theksoi se Policia e Shtetit ka bërë hapa të rëndësishëm për promovimin e vlerave të diversitetit dhe të barazisë gjinore.

Burgaj u shpreh se në Policinë e Shtetit është krijuar një strukturë e veçantë për diversitetin, ndërsa ka shënuar rritje rekrutimi i femrave në polici.

Top Channel