Tiranë, konferencë për sektorin e teknologjisë dhe informacionit

23/09/2013 00:00

Sfidat me të cilat përballet sektori i teknologjisë dhe informacionit u diskutuan gjatë një konference në Tiranë.

Milena Harito, ministre për Inovacionin dhe Teknologjinë tha se disa nga problemet që ka sektori i Teknologjisë në Shqipëri janë kapacitet vendase që lidhet me numrin e studentëve që ndjekin këtë fushë,  bizneset në fushën e softëare-t dhe numrin e përdoruesve të shërbimeve.

“Disa shërbime janë krijuar paraprakisht, por numri i tyre është i pakët përfshi përdorimin e tyre që është i ulët”, theksoi ministrja Harito.

Sipas saj nuk ka ende një pasqyrë të qartë të përmasave të sektorit. “Për të mundësuar në Shqipëri rritjen ekonomike në 10-vjeçarin e ardhshëm falë inovacionit dhe teknologjisë Harito u shpreh se lipsen që të përforcohen edhe kushtet ligjore ato ekonomike përfshi aftësimin e kapaciteve shumë të rëndësishme njerëzore.

Top Channel