Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç i sygjeron
Qeverisë së re të bëjë kujdes me kalimin në transmetimet dixhitale.

Gjatë një interviste për Top Channel, zonja  Mijatovic deklaron se është i nevojshëm reformimi i televizionit publik.

“Për momentin unë e shikoj si një sfidë të madhe për Qeverinë e re, njëkohësisht për shoqërinë shqiptare, kalimin në transmetimet dixhitale, gjë e cila nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë, rajonin, por për të githë botën. Ka edhe çështje të tjera që kanë ardhur në vëmendjen time si probleme që lidhen me median. Si përshembull reforma në televizionin publik që s’ka nisur ende. Shqipëria duhet të marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me këtë reformë. Një rëndësi të veçantë merr edhe pavarësia që duhet të gëzojnë institucionet rregullatore të medias. Në lidhje me këtë ka disa pikpyetje për të cilat unë kam folur me Qeverinë e shkuar”, thotë Mijatoviç.

Duke mos e fshehur shqetësimin e Autoritetin Rregullator të Medias në Shqipëriqë që është AMA, Zonja Miatoviç  kërkon që ky institucion të flasë me gjuhën e ligjit, të punësojë ekspertë dhe jo njerëz të telekomanduar nga politika.

“Autoritetet rregullatore të medias duhet të ndërtohen në bazë të disa standardeve. Nuk mund të them se ka një  format të caktuar që mund të kopjohet dhe të jetë funksional për të gjitha vendet.Janë një mori rekomandimesh apo konventash të hartuara nga BE, të cilat duhet të merren parasysh nga qeveritë kur vjen puna në ndërtimin e autoriteve rregullatore. Por gjëja e parë që më vjen në mendje është pavarësia e këtyre institucioneve. Kur unë them pavarësi, nuk dua të them pavarësi jashtë sistemit apo një organizëm jo i lidhur me shtetin. Institucioni rregullator duhet të marrë vendime në bazë të ligjit. Anëtarët e të tilla institucioneve duhet të jenë ekspertë dhe nga shoqëria civile. Unë kurrë nuk do të këshilloja asnjë qeveri të përdorë shembuj të caktuar, por ia vlen të shikohen modelet e institucioneve rregulatore që janë të sukseshme deri më tani. Nëse modeli që keni tani nuk është funksional atëherë ndryshojeni. Agjencia rregulatore në Shqipëri duhet të jetë e përbërë nga ekspertë që kanë njohuri mbi licensimin juristë, inxhinierë, etj. Këta njërëz nuk mund të jenë kukulla të politikës,  të emëruar atje për arsye të ndryshme”, thekson Mijatoviç.

Top Channel