Një panair për të shijuar llojet më të mira të kafes. Për herë të parë në Shqipëri është çelur një sallon i pijes së dytë më të konsumuar në botë.

Në mjediset e “Rogner Hotel Tirana” janë prezantuar markat premium që kanë aktivitet në vendin tone, ndër të cilat edhe “Lori Caffe”.

Drejtori i Përgjithshëm i Rogner z. Herman Stingeder, në hapjen e këtij eventi ka vlerësuar pjesëmarrjen e kompanive.

“Ju faleminderit së pari që erdhët në Rogner Hotel Tirana. Në fillim menduam që do të kishim vetëm dy-tre marka kafeje, por me sa shoh erdhën përfaqësuesit e kompanive të kafesë më të njohura në Tiranë.  Do përpiqemi të provojmë të gjitha llojet e kafesë, por në ditët në vazhdim. Mirë se erdhët dhe faleminderit shumë!”, tha në fjalën e tij zoti Stingeder.

Gjatë ditëve të panairit të apasionuarit pas kafesë mund të shijojnë shumëllojshmërinë e mishelave si dhe të provojnë koktejlet më në trend me bazë kafenë.

Nuk do të mungojnë edhe barmenë me famë ndërkombëtare të cilët do të argëtojnë të pranishmit me produkete e tyre. Në stendën e Lori Caffe në ditën e hapjes ishte i pranishëm Dritan Alsela, një barmen shumë i njohur në Gjermani.

Salloni i Kafes do të qëndrojë i hapur deri në datën 29 shtator kur është edhe Dita Ndërkombëtare e Kafesë. 

Kafeja, jo vetëm për t’u pirë

>

“E zezë si nata, e ëmbël si mëkati”. Ky është një ndër përkufizimet e asaj që nis ditët tona, që bashkon njerëzit dhe që i shoqëron ata në pjesën më të madhe të jetës. Kafeja, një domosdoshmëri për të marrë energjitë e munguara dhe një ritual që nga lashtësia.

Po ku përdoret kafeja? Përvec përdorimit të gjërë të saj edhe në kulinari, kafeja gjendet në ndarjen e aromave të parfumeve, në shumë produkte kozmetike, në mjekësi dhe fusha të ndryshme.

Të nuhasësh kokrra kafeje mes parfumeve është si të hash sorbeto mes pjatave. Që të dyja të ndihmojnë që të dallosh aromën ose shijen mes pjatave ose parfumeve. Si ndodh kjo? Pasi nuhatën shumë flagranca, ulet ndjeshmëria e dallimit dhe ndryshimit të aromave.

Por nëse nuhat kokrra kafeje nga njëri parfum tek tjetri, ndjeshmëria mbetet e njëjta. Ky efekt dhe mekanizëm është më tepër psikologjik se sa një reagim molekular që ta krijon kafeja.

Maska e kafesë është një ndër maskat më klasike dhe të përdorura të lëkurës. Rreth dhjetë vite më parë, kompanitë e produkteve kozmetike filluan të përdornin kafeinën si një përbërës të produkteve për fytyrën për shkak të vetive për një lëkurë tëpër elastike dhe që shmang rrudhat.

Kokrrat e kafesë gjejnë një përdorim të gjerë edhe për eleminimin e aromave të pakëndshme. Nëse disa kokrra kafeje ftohen në frigorifer, më pas ato përdoren për të hequr erën e pakëndshme të duarve, në rast se keni prerë ndonjë qepë.

Gjithashtu ato mbajnë larg shumë insekte, kryesisht milingonat. Kur kokrrat e kafesë ziejnë në ujë të nxehtë, ato mund të përdoren për ngjyrosje letre ose të vezëve të Pashkëve.

Top Channel