Kakavijë, sekuestrohen 3.5 kg heroinë

23/09/2013 00:00

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 3.5 kilogramë heroinë të fshehura në një makinë.

Droga u gjet në makinën që drejtohej nga 36-vjeçari nga Berati, Eduard Nazari.

Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e makinës dhe sipas burimeve policore kishte si destinacion Athinën.

Top Channel