F1, Vettel: Kam një makinë fantastike

23/09/2013 00:00

Sebastian Vettel, fituesi i Cmimit të Madh të Singaporit, theksoi pas garës se ka një makinë fantastike në dispozicion “falë punës së palodhur të pjesëtarëve të skuadrës”.

“Nuk u nisa mirë, Rosberg ishte më i shpejtë, por arrita ta mbaja pas dhe kisha një ritëm të lartë më pas. Me futjen e makinës së sigurisë u bë më e vështirë gara, por fitorja është rezultat i një pune të madhe jashtë pistës”, theksoi gjermani i Red Bullit.

“Singapori është një garë shumë e gjatë, duket sikur nuk do të përfundojë kurrë. Të gjithë jemi të rraskapitur pasi ky circuit është nga më të vështirët e kalendarit”, shtoi Vettel, i cili rrit avantazhin në krye të klasifikimit ndaj Fernando Alonsos, i cili e përfundoi garën në vend të dytë.

Kur u pyet për renditjen, tre herë kampioni i botës tha: “Nuk mendoj për kampionatin, por shijoj momentin. Kam një makinë fantastike për të cilën punojnë shumë njerëz. Të garosh me një makinë të tillë është një kënaqësi e jashtëzakonshme.”

Top Channel