Derbi i Stambollit, tifozët pushtojnë fushën

23/09/2013 00:00

Derbi i Stambollit është ndërprerë pasi tifozët kanë pushtuar fushën duke mos lejuar përfundimin e saj.

Ishte minuta e 93 e takimit Beshiktash-Gallatasaraj, kur tifozët e Beshiktashit hynë në fushën e lojës duke detyruar arbitrat dhe lojtarët e të dyja skuadrave të hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë tifozët të cilët kanë qenë protagonistë edhe të protestave për parkun Gezi në Stamboll.

Ndeshja u ndërpre në rezultatin 2-1 për miqtë. Pas avantazhit të vendasve me Hugo Almeida (17’), skuadra e Fatih Terim përmbysi rezultatin me dy gola të Drogba.

Tashmë duhet pritur vendimi i gjykatësit sportiv mbi rezultatin final.

Top Channel