Skënderbeu mposht Tiranën në kryeqytet

22/09/2013 19:15

Skënderbeu “shkelmoi” krizën pas dy humbjeve radhazi në kampionat, duke fituar pastër ndaj Tiranës në kryeqytet, me rezultatin 0-2.

Pas disfatës në Vlorë dhe humbjes brenda me Kukësin, korçarët kishin nevojë për rikonfirmime, të arritura në mënyra të shkëlqyera falë golave të shënuar prej Radas dhe Ribaj në pjesën e dytë të takimit.

Të pafuqishëm ndaj kampionëve, bardheblutë shfaqën edhe një herë pafuqinë e tyre në këtë kampionat, nisur me probleme financiare që nuk po lejojnë Tiranën të zhvillojë një sezon si protagonist.

Në Vlorë, surprizë humbja e vendasve ndaj një Kastrioti në formë, që falë golit të Ferrajt 15 minuta nga fundi, regjistroi fitoren e dytë radhazi pas asaj me Besën në Krujë.

Në Kukës, vendasit dhe Teuta bënë paqe pa gola, ndërsa Laçi fitoi minimalisht sfidën me Bylisin.

Një ditë më parë, Partizani pati fituar në Kavajë, ndërsa Vllaznia barazoi në Lushnje.

Java e katërt e Superligës
Të dielën
Tirana-Skëndërbeu    0-2
Laçi-Bylis                  1-0
Flamurtari-Kastrioti    0-1
Kukësi-Teuta            0-0
Të shtunën
Besa-Partizani          0-1
Lushnja-Vllaznia       1-1

Renditja
8 pikë: Teuta
7 pikë: Vllaznia, Partizani, Lushnja, Laçi
6 pikë: Skëndërbeu, Kastrioti
4 pikë: Tirana, Kukësi, Bylis
3 pikë: Flamurtari
1 pikë: Besa

Top Channel