F1, Vettel fiton dhe në Singapor

22/09/2013 16:20

Sebastian Vettel “vret” kampionatin, duke arritur një fitore të re në Çmimin e Madh të Singaporit, transmetuar drejtëpërsëdrejti nga Top-Channel gjatë së dielës.

I ardhur nga suksesi i Belgjikës, Vettel vazhdon të rrisë hapin drejt një titullit të katërt kampion radhazi, duke shfaqur një dominim absolut edhe në garën e vetme të Botërorit që zhvillohet gjatë natës.

I nisur nga vendi i parë, Vettel nuk e vendosi asnjëherë në diskutim suksesin, ndërsa Alonso përsëriti një skenar të njohur në këtë sezon, duke e mbyllur i dyti pas një nisje nga pas.

Kimi Raikkonen, autor i një serie parakalimesh spektakolare arriti të fitonte edhe ai një vend në podium, duke lënë pas Rosberg, Hamilton e Massën.

Kompletuan renditjen e dhjetë vendeve që përfundojnë në pikë Button, Perez, Hulkenberg e Suttil.

Renditja e kampionatit Botëror të Formulës 1 pas garës së Singaporit
Per pilote                   Per konstruktore
1. Vettel        247        1.  Red Bull                    377
2. Alonso       187        2.  Ferrari                      274
3. Hamilton    151        3.  Mercedes                 267
4. Raikkonen  149        4.  Lotus-Renault          206
5. Webber      130        5.  McLaren-Mercedes      76
6.  Rosberg     116       6.  Force India-Mercedes  62
7.  Massa         87       7.  Toro Rosso-Ferrari       31
8.  Grosjean     57        8.  Sauber-Ferrari            19
9.  Button         54       9.  Williams-Renault           1
10.  Di Resta    36      

Top Channel