Barcelona, Pedro “shndërrohet” në Messi

22/09/2013 00:00

Barcelona ka mundur me rezultatin 0-4 Rayo Vallecano, në një transfertë që u zgjidh nga Pedro Rodriguez, i cili me 3 golat e tij ishte lojtari më i mirë i takimit.

Katalanasit morën 3 pikë të rëndësishme edhe falë pritjeve të portierit Victor Valdes, i cili në sezonin e tij të fundit me skuadrën “azulgrana” po tregon një nivel të shkëlqyer. Ai priti një 11-metërsh kur ndeshja ishte 0-1 dhe në këtë mënyrë shmangu një barazim që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Goli i katërt i ndeshjes u shënua nga Cesc Fabregas.

Por, ndeshja në Vallecas ka pasur një të veçantë: Barcelona humbi përqindjen e zotërimit të topit për herë të parë pas pesë vitesh. Sipas statistikave, Rayo zotëroi topin 51% të kohës, ndërsa Barcelona 49%.

Hera e fundit që ka ndodhur kjo ka qenë 7 maji i vitit 2008, ndaj Real Madrid, në një ndeshje ku katalanasit humbën 4-1.

Top Channel