Partizani befason Besën

21/09/2013 00:00

U luajtën dy takimet e para të javës së katërt të Superligës, ku në sy ra fitorja e dytë në transfertë e skuadrës së Partizanit, këtë herë ndaj Besës së Kavajës.

“Demat e kuq” morën trepikëshin falë folit të shënuar nga Mitraj në minutën e 60 të takimit, ndërkohë që vendasit megjithë përpjekjeve dhe rasteve të krijuara nuk mund të gjejnë golin e barazimit.

Ndërkohë, në takimin tjetër, Lushnja dhe Vllaznia ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1 në ndeshjen e luajtur në “Roza Haxhiu”.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7 të takimit me anë të Tafilit, por ky avantazh zgjati deri në minutën e 21 kur Çanka barazoi shifrat. Në 70 minutat e tjera të takimit, megjithë përpjekjen e të dyja skuadrave për të marrë pikët maksimale, rezultati nuk ndryshoi.

Java e katërt mbyllet me katër takimet e ditës së dielë, ku vlen të përmendet Tirana-Skënderbeu. Ndërkohë, Laçi do të presë Bylisin në fushën e tij, Flamurtari Kastriotin, ndërsa Kukësi Teutën.

Top Channel