George Soros martohet për të tretën herë

21/09/2013 00:00

Dashuria nuk njeh moshë…të paktën për George Soros. Miliarderi amerikan që është në ditët e para të 83-vjetorit të tij vendosi t’i drejtohet altarit për të tretën herë dhe këtë radhë me 42-vjeçaren, Tamiko Bolton.

Çifti, pas disa muajsh njohjeje, vendosi të martohet këtë fundjave duke festuar për 3 ditë. Të premten nisën festimet me ndjekjen e një premierë në Muzeun e Arteve Moderne në Nju Jork, ndërsa të shtunën pasohet ceremonia martesore ku 83-vjeçari dhe 42-vjeçarja do t’i thonë po njëri-tjetrit.

Mes të ftuarve do të jenë pesë fëmijët e miliarderit, të afërm, artistë, politikanë dhe biznesmenë të njohur në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që fustanin e bashkëshortes së tij të tretë, George Soros ia ka besuar Reem Acra, e njëjta që ka veshur shumë e shumë yje që kanë parakaluar në tapetin e kuq, mes të cilave edhe Jennifer Lopez dhe Angeline Jolie.

Kureshtjes së gazetarëve nëse Soros, nisur nga diferenca e moshës ka nënshkruar një kontratë paramartesore për trashëgiminë me bashkëshorten e tij të re, avokati i miliarderit amerikan tha se George ka vendosur që ta japë për bamirësi gjithë pasurinë, por pa harruar të tregohet bujar me gruan e tij të re.

Në 1983 Soros u nda nga bashkëshortja e tij e parë, Annaliese Witschak ndërsa në 2005 prishi lidhjen me Susane Weber Soros. Pasuria e tij, sipas Forbes, përllogaritet diku tek 20 miliard dollarë.

Top Channel