Conte, i trishtuar nga shitja e Inter

21/09/2013 00:00

“Të jep një lloj efekti fakti që Inter është në duart e të huajve. Jam
një romantik i futbollit. Inter është i Moratti-t ashtu si Juventus i
Agnelli-t. Më bën pak përshtypje kalimi tek një aksioner i huaj”.

Me këto fjalë Antonio Conte komenton kalimin e pronësisë së klubit zikaltër tek indoneziani Thohir.

“Të them të drejtën nuk jam i kënaqur. Të përballesh me Interin e Moratti-t apo Juven e Agnelli-t për ne italianët është gjëja më e bukur. Por futbolli po ndryshon”, shton Conte.

Dy ditë më parë, pas pesë muajsh bisedime intensive, mori fund telenovela Thohir-Moratti, me palët që njoftuan rënien dakort për shitblerjen e aksioneve.

Nga java e ardhshme Interi do të jetë “indonezian”. Moratti dhe miliarderi aziatik ranë dakort në takimin e zhvilluar në Paris për shitjen e një kuote aksionesh të klubit të Interit.

Në ditët e para të javës së ardhshme pritet hedhja e firmës nga të dyja palët mbi marrëveshjen që u arrit dhe zbardhja e detajeve të saj mbi përqindjen që Moratti do t’i dorëzojë Thohir.

Top Channel