Berisha: Qeveria shkeli Kushtetutën

21/09/2013 00:00

Në një publikim të tij në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se qeveria e re shkeli Kushtetutën me tre vendimet e saj të para.

Berisha shkruan se me vendimin për heqjen e portretit të Presidentit të Republikës është shkelur neni 106 pika 1 në Kushtetutën e Shqipërisë.

Por nëpërmjet Facebook ka reaguar menjëherë deputeti socialist Erion Braçe që shkruan se e ka verifikuar se cili është neni që Berisha citon dhe thotë se nuk ka pika 1 në nenin 106, por vetëm një nen që nuk flet fare për çështjen që citon Berisha, por për detyrimin për të qendruar në detyrë kryeministri dhe ministrat deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Berisha në publikimin e tij shkruan se është shkelur kushtetuta edhe me vendimin e ndalimit të importit të mbetjeve duke thënë se një ligj nuk rrezohet me vendim qeverie.

Top Channel