Valdes: Dua edhe një Champions me Barçën

20/09/2013 00:00

Victor Valdes do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, por para se t’i japë lamtumirën klubit ku është rritur, portieri kërkon që të fitojë edhe një Champions League me katalanasit.

“Do të doja shumë që aventurën time tek Barcelona ta përfundoja me një tjetër Champions. Dua ta fitoj me çdo kusht sepse është e fundit me këtë fanellë”, theksoi Valdes.

Me këto deklarata, portieri 31-vjeçar i mbyll derën përfundimisht mundësisë për të ndryshuar mendje në lidhje me largimin e tij nga Camp Nou.

Victor Valdes ka luajtur deri tani 508 ndeshje me Barcelonën mes kampionatit dhe kompeticioneve ndërkombëtare.

Top Channel