Tiranë, pranga hajdutëve të makinave

20/09/2013 00:00

Komisariati i policisë numër dy në Tiranë arrestoi gjatë një operacioni të koduar me emrin “Servisi i Golfit 2”, tre persona të dshyar si grabitës automjetesh.

Ramadan Topuzi dhe Ervis Aliu, secili nga 18 vjeç, si dhe Fran Nezha, 47, u kapën në flagrancë teksa vidhnin një automjet tip “Golf”.

Pas hetimit rezultoi se tre hajdutët, të tre nga Mamurrasi, ishin perfeksionuar vetëm në vjedhjen e makinave të kësaj marke në lagjet e kryeqytetit.

Autorët i shisnin automjetet e vjedhura në një pikë të grumbullimit të hekurit në qytetin e Laçit. Ata do të akuzohen për veprën penale të vjedhjes së automjeteve të kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale, policia arrit të sekuestrojë 13 automjete tip “Golf”, të vjedhura prej këtyre shtetasve vetëm në muajin e fundit.

Top Channel