Mendes hedh në treg një linjë veshjesh

20/09/2013 00:00

Aktorja Eva Mendes, e njohur në botën e showbizit edhe si modele, së fundmi ka ndërmarrë një angazhim të ri. Ajo ka dizajnuar një linjë veshjesh për markën “New York & Company”.

Për një të përditshme amerikane aktorja është shprehur se dizajni i veshjeve ishte një sfidë për të. “Motra ime dhe shumë femra të tjera që më njohin i kishin varur shpresat e tyre tek unë që të kenë një paraqitje sa më të këndshme. Kjo është një sfidë e madhe për mua”.

Ajo tregon se këtë detyrë të re duket ta ketë marrë shumë seriozisht. “Mezi po pres që femrat të shohin punën time dhe të më thonë cfarë shkon mirë dhe cfare jo në të. Shpresoj sigurisht që të mos i zhgenjej ato”, ka thënë ajo.

E pyetur për këshillat që ajo si stiliste mund t’i japë të tjerë stilistëve që dëshirojnë të ndjekin këto gjurmë, Mendes ka thënë: “Të shohim nëse do të kaloj me sukses këtë provë të parë. Nëse do të mbijetoj atëherë mund të më pyesin për këshilla”, ka thënë me humor aktorja.

Top Channel