Integrimi, Sequi: Të përfshihen gjithë sektorët

20/09/2013 00:00

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha priti në një takim ambasadorin e
Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi, të cilin e siguroi se do
të punojë në transparencë me opozitën.

“Në procesin e integrimit do të ketë gjithëpërfshirje të të rinjve”, u shpreh Gjosha, pas takimit.

Nga ana e tij, ambasadori Sequi theksoi se Ministra e Integrimit është pjesë kyçe e Qeverisë, ndërsa theksoi se me ministren kishte biseduar rreth sfidat e Shqipërisë dhe pritshmëritë e Qeverisë së re.

“Procesi i integrimit duhet të përfshijë të gjithë sektorët e shoqërisë. Gjatë 7 viteve të fundit, asistenca e BE për Shqipërinë ka qenë rreth 530 milionë euro”, tha Sequi.

Top Channel