Goditja e dënimit që të thyen dhëmbët

20/09/2013 00:00

Goditja e dënimit që ekzekutoi Lorenzo Insigne në ndeshjen Napoli-Borussia Dortmund ka shkaktuar shumë dhimbje tek Borussia Dortmund.

Jo vetëm se thelloi avantazhin e Napolit (2-0), por edhe për faktin se portieri Mitchell Langerak përplasi fytyrën tek shtylla në përpjekje për ta pritur topin dhe theu dy dhëmbët e parë.

Vetë portieri ka publikuar në Instagram një foto ku shihen qartë pasojat.

“Humbja e ndeshjes më dhemb më shumë se thyerja e dhëmbëve”, ka thënë portieri për mediat gjermane.

Top Channel