F1, sesioni i parë i provave të lira

20/09/2013 00:00

Lewis Hamilton është piloti më i shpejtë i sesionit të parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Singaporit.

Piloti i Mercedes regjistroi kohën 1’47’’055 duke lënë pas makinat Red Bull të Mark Webber (1’47’’420) dhe Sebastian Vettel (1’47’’885).

Gjermani Nico Rosberg (Mercedes) regjistroi kohën e katërt më të shpejtë, ndërsa finlandezi Raikkonen (Lotus) përfundoi sesionin i pesti.

Vetëm në vend të shtatë Fernando Alonso me Ferrari. Spanjolli duket se në këtë pistë me ngarkesë të lartë aerodinamike do të ketë shumë vështirësi për të marrë një rezultat pozitiv.

Ja renditja e 10 pilotëve të parë:

1.Lewis Hamilton 1’47″055
2. Mark Webber 1’47″420
3. Sebastian Vettel 1’47″885
4. Nico Rosberg 1’48″239
5. Kimi Raikkonen 1’48″354
6. Romain Grosjean 1’48″355
7. Fernando Alonso 1’48″362
8. Sergio Perez 1’49″267
9. Jean-Eric Vergne 1’49″348
10. Esteban Gutierrez 1’49″355

Top Channel