Bezhani në krye të KOKSH

20/09/2013 00:00

Pas një periudhe të gjatë pa president për shkak të dorëheqjes së Agim Fagut, më në fund edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të ketë kreun e tij.

Ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes dhe shefi delegacionit të ekipit tonë olimpik në Londër 2012, Viron Bezhani ka fituar duelin me Bogën dhe do të drejtojë KOKSH-in për 4 vitet e ardhshme.

“Kjo është fitorja e të gjithëve, e të gjithë komiteti, detyra kryesore është që të bashkohemi të gjithë bashkë që të ecim përpara. Duhet të jemi bashkë për të ecur përpara që të marrim maksimalen nga sporti”, tha zoti Bezhani.

Para votimit kandidati tjetër për president i KOKSH, Martin Biba dha dorëheqjen me pretendimin se drejtuesit e këtij institucioni nuk kanë respektuar statutin.

Ndërkohë zv.president i këtij organizimi është zgjedhur Gjergj Ruli, ndërkohë që mbajtësi i thesarit të KOKSH do të jetë Flobens Dilaveri.

Top Channel