Berat, Komision Këshillimor i Qytetarëve

20/09/2013 00:00

Fale mbështetjes së USAID është zyrtarizuar në qytetin e Beratit
Komisioni Këshillimor Qytetar, një grupim vullnetar me përfaqësim të
gjerë qytetarësh që kanë vizione dhe duan të mundësojnë ndryshime
pozitive në qytetin e lenë pas dore.

Tashmë si një organ këshillimor ky grupim qytetarësh në përbërje të të cilëve biznesmenë, student e të rinj synon të bëjë të mundur trajtimin e sa më shumë tematikave dhe problemeve me rëndësi për komunitetin.

Objektivat e tij jane perfshirja e qytetareve ne cështje të rëndësishme që lidhen me qytetin dhe organizimi i aktiviteteve për të promovuar vlerat më të mira me qëllim përmiresimin e jetës. Pikërisht në lidhje me promovimin është menduar që aktiviteti i pare të bëhet më 6 tetor, ku do të organizohet festivali i verës.

13 prodhues të verës në Berat do të prezantojnë prodhimet e tyre, gjë e cila do të shërbeje njëkohësisht për të promovuar këtë vlerë, si dhe per te gjalleruar jeten e qytetit.

Top Channel