“Basha, trajtim si ministër”

20/09/2013 00:00

Lulzim Basha, kryetar i opozitës shqiptare gjatë vizitave jashtë vëndit
do të trajtohet i barabartë me ministrat e kabinetit Rama.

Këtë e vërteton një memo e inicuar nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dërguar të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare. Në këtë memo, e para hartuar nga Bushati si ministër i Punëve të Jashtme, kopje e të cilës disponohet nga Top Channel thuhet: “Ju bëjmë me dije se Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme udhëzon të merren masa nga ana juaj për trajtimin e kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të republikës së Shqipërisë”.Memoja është dërguar mesditën e datës 19 Shtator 2013 dhe mban firmën e drejtorit të protokollit të shtetit Ermal Dredha.


Letra derguar ambasadave


Ndërsa paraditen e të premtes i është dërguar një letër kryetarit të opozitës Basha, ku vihet në dijeni për këtë urdhër të ministrit Bushati.


Letra derguar Bashes

Që kjo memo të jetë e zbatueshme i kërkohet zotit Lulzim Basha t’i vërë në dispozicion protokollit të shtetit intenerarin e lëvizjeve zyrtare në mënyrë për mbarvajtjen e vizitave. Ky veprim i ministrit Bushati vjen pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për një trajtim krejt ndryshe të opozitës së re Shqiptare nga ajo që opozita e shkuar mori nga Qeveria Berisha.

Top Channel