Është kritikuar shumë kohët e fundit, por duket se Miley Cyrus nuk do të ndalojë në rrugën e saj.

Në një kopertinë alternative të albumit më të fundit me titull ‘Bangerz’, këngëtarja 20-vjeçare është zhveshur sërish duke përdorur vetëm duart për të mbuluar pjesët intime.

Kjo është një nga katër fotot e reja që do të përdoren si kopertinë për albumin.

“Cover”-i ku shfaqet Miley nudo mund të blihet online vetëm në faqen zyrtare të Miley Cyrus.

Top Channel