Me të brendshme në rrugët e Parisit

19/09/2013 21:20

Tre prej supermodeleve më të famshme të botës sfiduan të ftohtin, duke pozuar me të brendshme në rrugët e Parisit.

Karlie Kloss, Behati Prinsoo dhe Adriana Lima treguan hiret e tyre në vetëm nëntë gradë celcius, duke u zhveshur në kryeqytetin francez për të xhiruar një reklamë që do të transmetohet për Krishtlindje.

Vajzat u ndienë të pashqetësuara nga turmat e kureshtarëve, të cilat shijuan bonusin e paparashikuar në disa prej zonave më turistike të Parisit, si pranë Muzeut të Luvrit apo në urën e Aleksandrit III (ura e artë, dhuratë e Carit të Rusisë në shekullin XIX).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA