Kardashian rishfaqet në publik

19/09/2013 21:35

Kim Kardashian është parë rrallë herë në publik që prej lindjes së vajzës së saj North Ëest në datën 15 qershor.

Megjithatë, duket se 32-vjeçarja është duke u rikthyer tek stili i zakonshëm i jetës së saj, që e sheh gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Ylli i “reality-show” në SHBA u fotografua këtë të enjte në Los Anxhelos, me një look të ndryshuar dhe flokët e lyer në gështenjë.

Gjithsesi, Kim duket se ende nuk ndihet gati për të shfaqur format e saj fizike pas lindjes, ndërsa u duk e kujdesshme për t’u mbuluar vazhdimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA