Jurgen Klopp “çmendet” krejtësisht

19/09/2013 00:00

Jurgen Klopp pati një protestë ndaj arbitrit të katërt që rrallë është parë në një ndeshje Champions-i.

Trajneri i Borussia Dortmund humbi krejtësisht kontrollin dhe iu hakërrye gjyqtarit rezervë duke protestuar ashpër se vonoi rifutjen në fushë të mbrojtësit Subotic.

Ja si e shpjegon vetë ai këtë tërbim: “Subotic u mjekua, por arbitri i katërt tha që ka akoma gjak dhe kështu që humbi kohë para se të futej në fushë dhe ne pësuam golin. U nervozova shumë dhe nuk e përmbajta veten. Gjithsesi, i kërkova të falur.”

Klopp u largua me karton të kuq dhe disa minuta më vonë u ndëshkua po me karton të kuq edhe portieri i Borussias duke e bërë shumë të vështirë përmbysjen e rezultatit ndaj Napolit.

Top Channel