
Elton John me sa duket nuk sheh aspak me sy të mirë yjet e pop-it, të cilët po shkëlqejnë së fundmi në botën e spektaklit.
I intervistuar për një revistë australiane, këngëtari ka shprehur rezervat e tij për Miley Cyrus: “Shoh një shpërthim të saj që është gati të plasë. Sipas John, problemi i yjeve të reja qëndron në faktin se ato rrethohen nga njerëz, të cilët nuk i vënë atyre limite.
“Miley është kaq e re dhe kryeson klasifikimet. E parandiej që do të ndodhë një skandal para se ajo të shijojë frytet e këtij suksesi.”
“Jam i shqetësuar për karrierën e saj. E njëjta gjë ka ndodhur me Michael Jackson. Isha me agjentin tim në një hotel në Las Vegas kur mësojmë se ai kishte firmosur një kontratë për 50 koncerte live. Vura bast se ai nuk do të mundte të realizonte asnjë dhe kështu ndodhi”, shtoi Elton John.
I nxitur më tej nga pyetjet e gazetares, ai ka thënë se është i shqetësuar edhe për Lady Gaga: “I dua të mirën dhe do të doja t’i flisja, por ajo nuk përgjigijet më në telefon sa herë tentoj të lidhem me të. Është kumbara e fëmijëve të mi, e dua shumë atë.”
Top Channel