Emrat që do të drejtojnë komisionet parlamentare, nënkryetari i Kuvendit si edhe kryesimi i delegacioneve parlamentare në organizmat ndërkombëtarë ishin në qendër të diskutimeve të kryesisë së PS, mbledhur mbrëmjen e së enjtes.

Në fund të mbledhjes që zgjati rreth 1 orë, kryesia e PS-së propozi për postin e nënkruetarit të Kuvendit nje prej aleatëve të majtë, kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë për komisionin parlamentar të ligjeve u propozua deputeti Fatmir Xhafaj, për drejtimin e komisionit të politkës së jashtëme Arta Dade, ate të veprimtarisë prodhuese Eduard Shalsi dhe atë të ekonomisë Erjon Braçe.

Ndërsa një prej komisioneve parlamentare më të rëndësishëm, ai i sigurisë kombëtare, pritet të drejtohet nga një deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetar i grupit parlamentar socialist, njëkohësisht kryetar i delegacionit parlamentar në BE, është propozuar deputeti Taulant Balla. Delegacionin shqiptar në Këshillin e Europës do ta drejtojë zonja Valentina Leskaj, ndërsa atë në OSBE Arta Dade.

Ish-kryeministri Pandeli Majko do të jetë në krye të delegacionit parlamentar shqiptar në NATO, ndërsa Namik Dokle në krye të atij të Detit të Zi. Ermrat e propozuar pas diskutimeve në kryesi do t’i kalojnë për aprovim grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Top Channel