
Zac Efron ka shokuar botën e Hollivudit për varësinë e tij ndaj drogës. Aktori sapo ka dalë nga një klinikë private ku i ishte nënshtruar rehabilititmit për një periudhë 5-mujore, ndërkohë që lajmi po bën xhiron e Botës dhe është komentuar në mediat amerikane gjerësisht.
Një burim pranë aktorit ka bërë të ditur se Zac tashmë është mirë dhe është i lumtur: “Ai po merr pak kohë për tu rikuperuar dhe shumë shpejt do t’i kthehet punës”, ka thënë ky burim për mediat amerikane.
Zac është aktori protagonist në filmin “Parkland”, i sapoprezantuar në Festivalin e Filmit në Tornoto, një film mbi vrasjen e presidentit Kenedy. Më herët, Efron është vlerësuar për rolin e tij krah Nicole Kidman në filmin “Paperboy” si një talent në rritje.
Tani, aktorit 25-vjeçar do t’i duhet të qëndrojë larg tundimit të drogave për të vijuar më tej karrierën e tij kinematografike.
Top Channel