Sherri në Inter-Juventus, 9 të arrestuar

18/09/2013 19:20

Nëntë tifozë të Interit u arrestuan këtë të mërkurë për provokimin e një zënke masive me ultasit juventinë, në derbin e Italisë zhvilluar të shtunën, përfunduar 1-1.

Përballja midis dy tifozerive ndodhi në stadium, menjëherë pas golit të barazimit të realizuar prej Vidalit.

Nga pamjet filmike shfaqet se ishin ultrasit e Interit ata që kaluan rrethimin mes dy tifozerive dhe që provokuan zënkën.

Kamerat e vendosur në stadium arritën të kapnin të gjithë kronologjinë e kësaj përplasje dhe pamjet pritet që të përdoren si një provë e palëkundshme në procesin gjyqësor.

Top Channel