Real Madrid, asgjë e rëndë për Casillas

18/09/2013 00:00

Lajme të mira për Iker Casillas. Portieri i Real Madrid, i cili doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 13 të ndeshjes së Champions ndaj Gallatasarajit, nuk ka pësuar as thyerje e as shembje në brinjë, por vetëm një goditje të fortë.

Kapiteni i skuadrës madrilene, i cili e sheh veten në stol edhe pas largimit të Jose Mourinho, deklaroi pas vizitave mjekësore që kreu paraditen e së mërkurës se kishte pësuar vetëm një goditje.

Kështu, portieri mund të kthehet të luajë më 2 tetor ndaj Kopenhagen, në ndeshjen e dytë të grupit në Champions, kompeticion ku Ancelotti i ka premtuar formacionin titullar.

Iker Casillas, i cili luajti kundër Gallatasarajit ndeshjen e tij të parë zyrtare me Real Madrid për këtë sezon, mori një goditje në brinjë me bërryl nga shoku i tij i skuadrës Sergio Ramos në fillim të takimit dhe braktisi fushën në minutën e 13, i zëvendësuar nga Diego Lopez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA