Shtëpia që dikur ishte një “fole e dashurisë” së dy protagonistëve të “Tëilight” është nxjerrë në shitje për çmimin fillestar të 6,75 milionë dollarëve.
Pas tradhëtisë së Kristen Stewart me regjizorin Rupert Murdoch, tentativat e çitit për t’u ribashkuar dështuan dhe tashmë 23-vjeçarja e Robert Pattinson kanë ndarë rrugët e jetës së tyre përgjithmonë.
Si rrjedhojë, shtëpia e tyre e përbashkët në Los Anxhelos, pronë e Pattinson, ka mbetur e boshatisur dhe ai ka vendosur ta nxjerrë në shitje me pretendimin për të fituar 500 mijë dollarë më shumë nga vlera e blerjes.
Aktualisht, aktori është zhvendosur në një tjetër banesë, rreth 10 kilometra më larg në Beverly Hills.
Mesa duket, kujtimet e kohës së bukur që ai kaloi me Kristen në atë vilë janë ende të freskëta dhe të vështira për t’u përballuar prej Pattinson.
Top Channel