Napoli mund Dortmundin, fiton Milani

18/09/2013 00:00

Në ditën e dytë të ndeshjeve të para të Ligës së Kampioneve, Napoli mposhti 2-1 Dortmundin duke siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në grupin që konsiderohet më i vështiri.

Italianët kaluan në avantazh në minutën e 29 të takimit. Por sikur të mos mjaftonte ndëshkimi me gol, Dortmundi mbetet dhe pa trajner në fushë pas vendimit të gjyqtarit për të larguar Jurgen Klopp pas protestave të këtij të fundit.

Penalizimet nuk ndalen. Në fund të pjesës së parë, portieri Weidenfeller ndalon me dorë jashtë zone një top që po i drejtohej portës. Me të drejtë gjyqtari i takimit e ndëshkon me karton të kuq. Me këtë episod mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën, Napoli duke përfituar edhe nga avantazhi numerik e nis lojën në kërkim të golit të sigurisë që vjen në minutën e 67 me autor të riun Insigne. Pas këtij goli, skuadra italiane nënvlerëson disi kundërshtarin, që në minutën e 87 gjen golin e parë falë një devijimi të gabuar të Zunigës.

Në minutat shtesë, Reus i afrohet golit të barazimit me një goditje dënimi, por Reina pengon gjithcka dhe takimi mbyllet 2-1 për Napolin.

Dy gola në 10 minutat e fundit i dhanë fitoren 2-0 Milani ndaj Celtic. Zapata godet nga jashtë zone dhe një devijim i Izaguirre con topin në rrjetën e skocezëcve, ndërkohë që katër minuta më vonë, Muntari dyfishon rezultatin pas një topi të larguar keq nga portieri mik.

Surpriza e kësaj mbrëmje mban emrin Bazel. Skuadra zvicerane mposhti 1-2 Celsin e Mourinho-s edhe pse londinezët ishin të parët që kaluan në avantazh në shtëpinë e tyre me anë të Oscar.

Ndërkohë, Barcelna shkatërroi 4-0 Ajaksin. 3 gola u vulosën nga Messi që ngjitet në kuotën e 63 golave në kupat e Europës, ndërsa tjetri u shënua nga Pike.

Në Francë, Arsenali mori një 3-pikësh me mjaft vlerë ndaj Marsejës pas fitores 1-2, Shalke mposhti pastër 3-0 rumunët e Steauas, ndërsa Porto fitoi minimalisht 1-0 ndaj Austrisë së Vienës në fushën e kësaj të fundit. Po në këtë grup, Atletiko e Madridit mundi 3-1 Zenitin.

Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen më 1 dhe 2 tetor me ndeshjet e dyta të fazës në grupe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA